Një ndër katër moderatoret e sportit që kanë qenë të ftuara sot në emisionin “Rudina” ka qenë Cindy Marina, e cila ka lënë SHBA për punën që i është ofruar si moderatore sporti. E pyetur nga moderatorja Rudina Magjistari se për çfarë arsye mund ta braktiste televizionin, Cindy Marina u shpreh se ndoshta sërish për t’u kthyer në Amerikë.

Ajo është ngacmuar nga moderatorja edhe për lidhjen që është përfolur nëpër mediat me djalin e Jozefina Topallit, por ka preferuar të mos tregojë por nuk e mohoi, kështu që më shumë la të nënkuptohet se diçka mes tyre mund të ketë.

Pyetjes nëse do ta linte televizionin nëse do t’ia kërkonte i dashuri apo i fejuari, Cindy u përgjigj: “Jo, sigurisht që jo, sepse normalisht po të ishte një person në krahun tim, ai do më mbështesë për çdo gjë dhe nëse ai më ndalon për një gjë të tillë, nuk mendoj se është personi i duhur.

E ngacmuar më tej, edhe nga lajmet, se është dikush në jetën e saj, ajo nuk pranoi të japë koment. “Për këtë nuk kam asnjë koment”.

Rudina Magjistari: Mirë, kjo përgjigje e ka në një farë mënyre një nënpërgjigje të vetën.

Cindy Marina: Nuk e di.

Rudina Magjistari: Do presësh një moment tjetër ndoshta për të folur?

Cindy Marina: Të shohim, nuk e di (qesh).