Një nismë e veçantë për fëmijët me sindromën Down nga marka e njohur

Jo vetëm të gatshëm për standard dhe cilësi, por edhe për të qëndruar afër kauzave sociale. Smeg, së fundmi, ka organizuar një fushatë simbolike me një produkt mjaft të veçantë.
Artisti i talentuar shqiptar, Markel Capo, i është bashkuar kësaj nisme, me përkushtim dhe punë të palodhur, duke realizuar një pikturë në frigoriferin #FAB28, i frymëzuar në rrugët e Gjirokastrës.
View this post on Instagram
Ajo vepër arti që u krijua, doli në ankandin ‘Një Kryevepër Unike, në Formë Simbolike', në hapjen e madhe të mk | hotel Tirana, blerësja e së cilës ishte Elisabeth Linder.

Të gjitha të ardhurat nga shitja e këtij produkti, shkuan për fondacionin Down Syndrome Albania.
View this post on Instagram
“Mesazhi që ne duam të përcjellim është shumë herë më i madh se vlera: ne të gjithë së bashku duhet të tregojmë të njëjtin përkushtim, të ruajmë dhe rifreskojmë vazhdimisht kromozomin më të bukur, KROMOZOMIN E DASHURISË.” – është shprehur Klodian Sulejmani, një nga përfaqësuesit e kompanisë Smeg.
Frigoriferi #FAB28, i pikturuar me mjeshtëri, tashmë është një vepër arti që përveç të bukurës, mbart traditë dhe dashuri.
Dizajnet e Smeg, aq unike, lidhen me stile të ndryshme jetese. Kjo markë është e mirënjohur për cilësinë dhe garancinë që ofron. Produkte që janë në një gamë të gjerë ngjyrash, me qëllim që t'i përshtaten shijeve të ndryshme dhe çdo modeli që mund të ketë kuzhina juaj.
Stil dhe elegancë vetëm me Smeg!



