mk | hotel Tirana një investim 100% Gjerman, pjesë e Lindner Group, hap dyert e tij për herë të parë më 23 Shtator 2021. Të ftuar në këtë event të vecantë ishin Ambasadore, Drejtues të kompanive partnereve, anëtarë të komunitetit dhe miq të familjes së madhe Tirana Business Park, të cilët patën kënaqësinë që nën një atmosferë festive, të përjetojnë eksperiencën mk | hotel Tirana, ku fjalët kyçe janë cilësia, standarti, përkujdesja ndaj detajeve, por edhe rikthimi, për ta shijuar ashtu me qetësinë që e karakterizon.

Hapja e madhe ishte parashikuar si një festë e madhe, filloi me pritjen e të ftuarve, fjalën e mirëseardhjes nga Z. Arno Sonderfeld dhe Znj. Stephanie Sieg Farka.

Në foto Z. Arno Sonderfeld dhe Znj. Stephanie Sieg Farka

Z. Arno Sonderfeld dhe Znj. Stephanie Sieg Farka në fjalën e tyrë të mirë se ardhjes falenderuan stafin, bashkëpunëtorët, nënkontraktorët dhe të gjithë personat e angazhuar për të ndërtuar një hotel me 5 yje të standartit ndërkombëtarë në rrethana aspak të zakonshme.

Në foto Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Znj. Mirela Kumbaro

Nën ritmin e violinave të Duo Violins, të ftuarit shijuan birrën dhe verën austriake, prodhim i familjes Lindner.

Të lidhur me komunitetin, ashtu si në të gjitha vendet ku mk | hotel Tirana operon, edhe në Tiranë, vendosi qe në ditët e tij të para të tregojë që do të jetë krahë kauzave të rëndësishme.

Në foto moderatori Blendi Salaj, përfaqësuesi i SMEG Klodian Sulejmani, kampioni i notit dhe përfaqësues i Doën Syndrome Albania Gersi dhe piktori Markel Capo

Prandaj edhe ju bashkua Fushatës Buzëqesh me SMEG, ku të gjithë të ardhurat nga shitja e Frigoriferit Ikon të SMEG Fab 28, i pikturuar nga piktori Markel Capo, do t’i shkojnë Fondacionit Down Syndrome Albania.

Në foto Piktori Markel Capo dhe Kampioni i Notit Gersi
Në foto blerësia e frigorigoriferit FAB 28 Elisabeth Lindner

Pas këtij momenti emocionues, vendi ju la aktiviteteve të tjera të mbrëmjes, shfaqjes së dritave, performancës së violinave, llotarisë, bartender show, shfaqje me zjarr dhe më pas open party.

mk | hotel Tirana do të mund të gjeni gjithçka tre tipe të ndryshme dhomash, për tju përshtatur shijeve dhe qëllimeve të gjithsecilit, pishinë për të rritur dhe fëmijë, fushë tenisi, palestër, kënd lojrash për fëmijë, një restorant ala cart dhe një kënd special për barbeque.  

mk | hotel Tirana ka një qasje ndaj stilit modern dhe komodietit maksimal. Shërbimi nga një staf i përzgjedhur me kujdes, është i vlerësuar maksimalisht. Ju do të ndiheni pjesë e familjes së madhe së mk |hotel.

Historiku dhe eksperienca e një biznesi bën diferencën. mk |hotels është krijuar nga një familje gjermane, dhe sot kanë bërë mijëra klientë nga e gjithë bota pjesë të familjes së tyre.