Konsumimi i një gjysmë filxhani arra në ditë mund të ulë nivelet e kolesterolit dhe t’ju jap përfitime në shëndetin tuaj të përgjithshëm. Por, arrat janë një superushqim i vërtetë kur bëhet fjalë për bukurinë e lëkurës tuaj. Janë të pajisuar me vitamina dhe lëndë ushqyese thelbësore, gjë që i bën ato një domosdoshmëri për lëkurën me shkëlqim natyror dhe rinor.

1. Mund të parandalojnë plakjen e parakohshme.

Arrat janë më të larta në antioksidantë. Antioksidantët mbrojnë lëkurën tuaj nga dëmtimet mjedisore, siç është ekspozimi në diell. Konsumimi i disa arrave në ditë mund të mbrojë lëkurën kundër plakjes dhe ta bëjë atë të duket më e freskët. Arrat janë gjithashtu të pasura me vitaminë B, e cila mund të zvogëlojë pigmentimin e lëkurës dhe të ndihmojë trupin tuaj të prodhojë qeliza të reja të shëndetshme të lëkurës.

2. Për një lëkurë më të hidratuar.

Arrat ofrojnë më shumë yndyrna të shëndetshme omega-3 se çdo frut i thatë tjetër. Marrja e mjaftueshme e omega-3 është thelbësore për shëndetin e lëkurës sepse ndihmon në balancimin e prodhimit të vajit, largimin e toksinave dhe në hidratimin që i duhet lëkurës për të qëndruar pa rrudha..

3. Mund të parandalojnë aknet.

Yndyrnat e shëndetshme në arra ndihmojnë në zbutjen e acarimit dhe madje mund të trajtojnë sëmundje të caktuara të lëkurës, të tilla si dermatiti.


 
4. Mund të zvogëlojë pjesët e errëta dhe ‘qeset’ e syve.
 
Kur zgjoheni me rrathë të errët ose sy të fryrë, ju vendosni disa kuba akulli. Por, ngrënia e një grushti arrash mund të ketë një efekt të ngjashëm. Arrat përmbajnë vitaminë E, e cila është vërtetuar se zvogëlon zonat e errëta posht syve.


 
5. I jep shkëlqim lëkurës.
 
Ajo që hani ndikon drejpëdrejt në lëkurën tuaj dhe asnjë krem apo fondatinë nuk do ta bëjë të duket e bukur nëse ushqimet që konsumoni nuk janë të shëndetshme. Arrat janë tepër të rëndësishme për tretjen dhe shëndetin e përgjithshëm. Nga ana tjetër, përmirësojnë lëkurën nga brenda dhe jashtë, duke i dhënë më shumë shkëlqim.