Thuhet se Tom Cruise është ndarë nga partnerja e tij, ylli i Mission Impossible, Hayley Atwell, pas një viti lidhje.

E gjitha nisi gjatë xhirimeve të filmit “Mission Impossible” dhe ata u panë shpeshherë bashkë, edhe pse nuk e konfirmuan asnjëherë publikisht se ishin bashkë.

Kohët e fundit thuhej se lidhja e tyre u bë më serioze, por tani thuhet se ata kanë vendosur të jenë thjesht miq, ashtu siç përfundon dhe filmi i shtatë i Mission Impossible.

Një burim i brendshëm tha për The Sun, se xhirimet kanë qenë një periudhë shumë intensive për çiftin.

Marrëdhënia me Hayley-n ka qenë më e gjata për Tom që nga ndarja nga ish-gruaja, Katie Holmes në 2012.