Elhaida Dani prezantoi këngët e albumit të saj të ri “ZanIn”, në fillim të kësaj jave. Këngë që u pritën shumë mirë e u vlerëuan shumë. Mirëpo, të shumta ishin edhe komentet që thoshin se stili ndryshe i Elhaidës kësaj radhe, ishte frymëzuar nga Elvana Gjata.

Gjatë një interviste për T7, këngëtarja është pyetur rreth këtyre komenteve, duke i qartësuar të gjithë. Ajo u shpreh se nuk është e vërtetë që ka kopjuar Elvanën, por pranoi se Elvana ka qenë e para që e risolli në modë këtë stil të të bërit muzikë, diçka që Elhaida e vlerësoi shumë.

“Të them të drejtën, është e vërtetë që Elvana ka qenë e para që risolli muzikën shqiptare në këtë lloj stili, në këtë lloj mënyre sa më moderne. E kam vlerësuar shumë, sepse duhet ta bënte dikush. Elvana e bëri aq mirë sa e riktheu në modë, le të themi. Kështu që i hapi hapësirë çdo artisti tjetër për ta bërë”, -u shpreh Elhaida.