Florian Marku është shpallur kampion bote në versionin IBF, duke u bërë i pari shqiptar që fiton titullin kampion bote në IBF. Boksieri shqiptar mposhti ukrainasin Maksim Prodan, duke rrëmbyer titullin e madh.

“Jam shumë i lumtur, kjo është sakrifica që kam bërë gjatë gjithë jetës time. Ky titull shkon për të gjithë shqiptarët që më kanë mbështetur dhe për gruan time, që është shtatzënë,” -është shprehur Marku nga ringu.

Sfida u zhvillua në Tottenham, në Londër dhe Marku ka triumfuar me pikë ndaj Prodan-it, pas 10 raundesh të zhvilluara.

Kjo është një arritje e madhe në karrierën e Florian Markut, i cili nuk ka ende asnjë humbje.