Kylie Jenner i la të gjithë pa fjalë me reklamën e linjës së saj të re Kylie Baby. Si gjithmonë në formë dhe me veshje që nuk zhgënjejnë kurrë, kësaj radhe kishim një arsye më shumë për ta admiruar pamjen e Kylie-t – faktin që kishte zgjedhur të vishte një nga fustanet e stilistit shqiptar Valdrin Sahiti.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by V A L D R I N S A H I T I (@valdrinsahitiofficial)

Fustani i mbushur me gurë, me të cilin Kylie shfaqet në reklamë, i nxirrte në pah format dhe i përshtatej më së miri. Por nëse fustani ju duket i njohur, keni të drejtë! Para se t’ia shihnit Kylie-t, me siguri ia keni parë edhe Adrola Dushit.

Modelja shqiptare ka pozuar me fustanin e Valdrin Sahitit, verën e vitit të kaluar. Po, Adrola e veshi e para dhe duket se i shkon po aq shumë sa Kylie-t.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ADROLA DUSHI (@adroladushi)