Nëse kërkoni në Google apo YouTube se si të bëni penelin perfekt, ju dalin pafund video, foto e artikuj, por duket se një truk i ri po i fikson të gjithë.

Një vloggere bukurie në TikTok, me emrin @kat_longoria, publikoi një video ku tregon “formulën” për penelin perfekt. Videoja ka grumbulluar 36 milionë shikime (deri tani).

Gjithçka që ju duhet? Shirit kirurgjikal.

Hapat që duhet të ndiqni (si në video):

1. Pritini një copë shiriti kirurgjikal, aq të gjatë sa të mbulojë gjerësinë e fytyrës suaj.

2. Ngjiteni shiritin në fytyrë, duke e mbështjellë rreth vrimave të hundës dhe duke përfunduar pak poshtë skajeve të secilës vetull, në mënyrë që të formojë një kënd lart në secilin sy.

3. Merrni edhe dy pjesë më të vogla të shiritit dhe ngjitini në secilin qepallë, në mënyrë që fundi të takojë pjesën tjetër të shiritit, dhe të krijohet një trekëndësh midis dy pjesëve.

4. Merrni pluhurin e zi të syve dhe përhapeni, duke plotësuar dy trekëndëshat që keni krijuar, pa u shqetësuar për formën (sepse për këtë janë shiritat).

5. Hiqni shiritat.

Dhe voila! Ja ku keni bishtat perfekt të penelit.

Megjithatë, në gjithë këtë ka diçka që s’shkon.

A është ngjitësi i shiritit kirurgjikal i sigurt për lëkurën tuaj nëse e bëni përditë?

Dr Sophie Shotter, themeluese e Klinikave Illuminate Skin And Wellness, shpjegon:

"Shiriti mund të jetë i keq për lëkurën në dy mënyra - së pari për shkak të ngjitësit. Disa lëkura mund të reagojnë ndaj tij, ndërsa në disa raste ngjitësi mund të lërë shenja aty. Përveç kësaj, tërheqja e lëkurës nga shiritat mund të dëmtojë proteinat (që e mbajnë ngjyrën e lëkurës të fortë dhe me shkëlqim)."

Me pak fjalë, nëse akoma vazhdoni të doni ta provoni këtë truk, të paktën mos e bëni shpesh!