Gerta Heta, një ndër të parët zëra identifikues të Top Albania Radios, pas disa viteve jashtë Top Medias, është rikthyer në të njëjtin vend ku nisi karrierën e saj. Gerta do të jetë në ekranin e Top Channel çdo të shtunë me “Hipokratin”, programi që i dedikohet shëndetit të mirë dhe jetës së shëndetshme.

Pak ditë më parë, Gerta ishte e ftuar në "Ftesë në 5", me Bieta Sulon, për të ndarë me publikun edhe angazhimin e saj të ri në Top Channel.

E shtuna e 2 tetorit do ta rikthejë Gertën në ekran. Video prezantuese është publikuar në profilin zyrtar të Top Channel, së bashku me imazhin e njohur dhe të dashur të Gertës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gerta Heta (@gertaheta)

Ora 17:00 e çdo të shtune do të jetë hapësira e “Hipokratit”, moderuar këtë sezon nga Gerta Heta.

“Duke filluar nga data 2 tetor, ora 17:00 rifillon “Hipokrati” me Gerta Hetën!”- shkruhet në njoftimin zyrtar të Top Channel.