Ambasada Amerikane ka pasur një mesazh për qytetarët, pas hapjes së lotarisë amerikane: "Kujdes nga mashtrimet”. Plotësimi i lotarisë është falas, kështu që asnjë qytetarë nuk duhet të paguajë në qendra interneti apo në vende të ndryshme që vetëofrohen.

“Mbrojeni veten nga mashtrimet: Nuk nevojiten para për t'u regjistruar për Lotarinë Amerikane 2023”, shkruan Ambasada.

Aplikimet për llotarinë amerikane u hapën ditën e djeshme dhe do të mbyllen në 9 nëntor të këtij viti.

"Aplikimet Lotarinë Amerikane DV-2023 nisin me date 6 tetor. Departamenti amerikan i shtetit ka njoftuar se periudha e regjistrimi elektronik për lotarinë amerikane 2023 nis të mërkurën e 6 tetorit dhe zgjat deri në mesditën e 9 nëntorit 2021,"- njofton Ambasada amerikane.

Për të marrë pjesë duhet patjetër të jeni të pajisur me pasaportë pasi nuk mund ta kryeni regjistrimin vetëm me kartë identiteti. Gjithashtu duhet të keni mbaruar arsimin e mesëm ose të keni dy vjet eksperiencë pune.

Pët t’u informuar më me detaje klikoni linkun https://al.usembassy.gov/wp-content/uploads/sites/140/DV-2023-Instructions-ALB.pdf  

Për t’u regjistruar online klikoni linkun https://dvprogram.state.gov/ dhe më pas plotësoni formularin.