Dhjetëra persona janë arrestuar pasditen e së shtunës në Romë, gjatë protestës kundër vaksinimit ndaj koronavirusit.

Protestuesit hynë me forcë në zyrat e sindikatës më të vjetër në vend dhe prej atje hidhnin parulla “Liri, Liri”. Ata gjithashtu tentuan të hynin dhe në kryeministri.

Kauza e tyre është mbështetur nga grupet neofashiste të së djathtës ekstreme, të cilët politikanët lokalë i akuzuan për orkestrimin e dhunës të së shtunës.

Dy udhëheqës të partisë së të djathtës ekstreme Forza Nuova, Giuliano Castellino dhe Roberto Fiore, që ishin të pranishëm gjatë protestave të dhunshme, janë mes 12 të arrestuarve, tha policia.