Niveli i grave të arsimuara dhe në karrierë është gjithnjë e në rritje. Kjo do të thotë se jeta e tyre është bërë më intensive dhe le të themi më e vështirë. Por burrat mund të jenë aty jo për t'i ndihmuar, por për t’i kopjuar në mënyrat se si ata i bëjnë gjërat më të lehta.

Burrat dhe gratë mund të mësojnë tipare pozitive nga njëri-tjetri. Por sot ne do të donim të përqëndroheshim në karakteristikat që gratë mund të mësojnë nga burrat.

1.   Kur shikohen në pasqyrë ata fokusohen tek tipari më i bukur

Fatkeqësisht, disa gra janë shumë kritike kur shikohen në pasqyrë. Nga ana tjetër, burrat pothuajse nuk i shohin të metat në pamjen e tyre. Gratë shikohen në pasqyrë për të zbuluar nëse kanë ndonjë papërsosmëri si puçrrat, thinjat apo rrudhat, ndërsa burrat e shikojnë veten me admirim.

2. E kalojnë ndarjen ‘pa depresion’

Kur bëhet fjalë për ndarjet, një studim zbuloi se gratë gjejnë më shumë justifikime pse gjërat nuk funksionuan. Shumë filma e portretizojnë këtë skenar në një linjë të ngjashme, ku një çift shpërbëhet dhe djali del në një festë ose shoqërohet me miqtë e tij, ndërsa vajza qan duke ngrënë ose qan duke telefonuar një shoqe të ngushtë ose motrën e saj.

3. Meshkujt ndjekin thënien "pak e saktë".

Tualetet e grave janë krejtësisht të ndryshme nga ato të burrave. Na vjen në mend tani imazhi i një lavamani i tejmbushur me produkte bukurie. Ndërsa nga ana e burrave mund të gjeni vetëm një furçë dhe pastë dhëmbesh.

Problemi me të pasurit shumë sende në banjën tuaj, është se ju mund të humbni gjurmët e asaj që është e përdorshme dhe asaj që ka skaduar.

4. Rrobat i shohin thjesht si rroba

Ata kanë diçka për të veshur dhe nëse në garderobë kanë vetëm 3 bluze. Nuk kanë frikë ta përsërisin të njëjtin kombinim disa herë dhe janë të sigurtë me çfarë pëlqejnë. Bëjeni si burrat!

5. E kanë të qartë që në vendin e punës opinionet nuk janë personale.

Ndonjëherë, gratë stepen për të dhënë mendimin e tyre nga frika e marrjes personale nga personi përballë. Burrat s'e kanë frikën e paragjykimit dhe e kanë të qartë në mendjen e tyre kufijtë mes profesionales dhe personales.

6. Gjejnë forcë tek heshtja

Ekspertët thonë se heshtja tregon më shumë sesa "heshtje". Kur shohim një burrë të heshtur ne e perceptojmë direkt si të fortë, dominant dhe të qetë. Në fakt, ata thjesht s'flasin për të mos mbushur ajrin me fjalë të kota, ndërkohë që kërkojnë përgjigje dhe zgjidhje në mendjen e tyre.