Ruthie Tompson, animatorja e filmin vizatimor “Borëbardha dhe shtatë xhuxhët”, ka ndërruar jetë në moshën 111-vjeçare, në Los Angeles. Lajmi për ndarjen nga jeta të legjendës së Disney-t është shpërndarë me shpejtësi në media, duke u shoqëruar edhe me copëza rolesh nga filmat e saj.

Sipas kompanisë “Walt Disney”, Tompson vdiq në gjumë këtë të diel, në shtëpinë e saj në Los Anxhelos.

Tompson lindi më 22 korrik 1910 në Portland, Maine, dhe u rrit në Boston para se të transferohej në Oakland, kur ishte tetë vjeç. Më pas ajo u zhvendos në Los Anxhelos në 1924, pasi nëna e saj u divorcua dhe u martua përsëri.

Ruthie Tompson e nisi karrierën si animatore në “Disney”, kur krijoi vizatimet për filmin vizatimor “Borëbardha dhe shtatë xhuxhët”, në vitin 1937. Tompson u bë pjesë e kompanisë për katër dekada, deri në mesin e viteve 1970.

Shtëpia e saj në Los Anxhelos ishte shumë pranë studios së vëllezërve Disney. Tompson u njoh për herë të parë me ta kur ishte një fëmijë. Në atë kohë, ata e ftuan që t’i shihte gjatë kohës që punonin për “Les Clark” dhe “Ub Iwerks”.

Ruthie Tompson, gjithashtu, ka punuar për filmat vizatimorë “Pinocchio”, “Dumbo”, “Bambi” dhe “Bukuroshja e Fjetur”, duke u bërë një nga tri gratë e para që iu bashkua Unionit Ndërkombëtar të Fotografëve, në 1952.

Walt i ofroi asaj një punë në Departamentin e Bojërave në vitin 1937, për filmin e parë të animuar të studios, “Borëbardha dhe shtatë xhuxhët”.

Në vitin 2000, si punonjëse me historinë më të gjatë me Walt dhe Roy O. Disney, Tompson u emërua “Legjenda e Disney-t”.