Fotografët e dasmës së Princeshës Eugenie ndanë sot një fotografi të papublikuar nga dasma e saj, me rastin e 3-vjetorit të martesës me Jack Brooksbank.
Mbesa e Mbretëreshës, e cila mirëpriti djalin e saj të parë August Philip Hawke Brooksbank në fillim të këtij viti, u martua me Jack në një ceremoni luksoze në St George's Chapel në Windsor, në tetor të vitit 2018.
View this post on Instagram
Dje, Fotografia e re u postua në Instagram, ku Eugenie dukej duke mbërritur me makinën e dasmës përpara ngjarjes së madhe.
“Një nga shkrepjet e mia të preferuara të Princeshës HRH Eugenie, rrugës për të zyrtarizuar martesën. Çfarë nderi! Tri vjet më parë si sot... Gëzuar përvjetorin për ju të dy!” -e mbishkroi postimin fotografi i dasmës.
Edhe Eugenie ndau një fotografi të papublikuar të dasmës, ku shfaqej e përqafuar me burrin e saj.
“Gëzuar përvjetorin dashuria ime... 3 vjet sot!' –shkroi Eugenie përkrah fotos.
Fotografia ishte kapur gjatë mbrëmjes pas martesës, ku çifti festoi me të ftuarit e tyre. Eugenie shfaqej e veshur me fustanin në ngjyrë pjeshke nga Zac Posen.