Një ngjarje tragjike është raportuar në orët e vona të së premtes. Katër persona janë gjetur të pajetë në ambientet e një saune, në një hotel në Qerret të Kavajës.

Sipas policisë, dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit Nataliia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkova, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe, të afërm me njëri-tjetrin. 

Report Tv mëson nga burimet, se turistët, kanë qëndruar në sauna më shumë nga sa lejohet dhe janë asfiksuar, e ndërsa grupi hetimor vijon hetimet për të mësuar nëse viktimat ishin nën efektin e alkoolit apo të lëndëve narkotike.