Historikisht, burrat ishin të parët që kanë veshur taka, e dini? Që në fillim të shekullit të 10-të, kalorësit filluan të mbanin çizme me taka, sepse i lejonin të kishin një kontroll më të lartë për të pasur shenjë me shtizat. Megjithatë, sot, të gjithë ne, pa marrë parasysh burra apo gra, vuajmë nga takat apo këpucët e parehatshme që të lëndojnë këmbët gjithë ditën. Megjithatë, për fat të mirë, situata është përmirësuar.

Nëse po kërkoni një palë këpucë që do t’i mbani veshur gjatë gjithë ditës, është shumë e rëndësishme t’i provoni në mbrëmje. Gjatë ditës, këmbët bymehen dhe bëhen më të mëdha. Për këtë arsye, të provosh një palë në mbrëmje, do të thotë të gjesh një palë më të përshtatshme sesa nëse i provon në mëngjes. Gjëja e fundit që dëshirojmë të gjithë, janë një palë këpucë që mund të rrinë mirë në mëngjes, por bëhen të parehatshme gjatë gjatë ditës apo jo?

Sipas specialistëve, lëvizjet gjatë ditës, pothuaj u ndryshojnë gjysmë deri në një numër këmbëve, ndërsa në mëngjes janë në masën e tyre të vërtetë. Pra, nëse doni të blini një palë këpucë të reja, është mirë t’i provoni ato në mbrëmje, në mënyrë që enjtja normale e këmbëve t'ju ndihmojë të zgjidhni këpucët që përshtaten jo vetëm në mëngjes, por gjatë gjithë ditës.