Jessica Chastain ndihej komode me skenat nudo në "Scenes From a Marriage", por ishte një kusht të vetëm. Ajo ishte dakord të shfaqej në ato skena, por nëse dhe kolegu i saj, Oscar Isaac, shfaqej po njësoj.

"Unë thashë që në fillim, ‘Unë jam rehat me gjithë skenat nudo, por çdo pjesë e trupit tim që shfaqet, do të duhet të shfaqet njësoj edhe për Oscar," -tha aktorja 44-vjeçare.

Chastain shfaqet nudo në një skenë dushi në episodin e dytë, ndërsa Isaac shfaqet nudo në episodin e katërt.

"Unë doja që gjithçka të ishte e ekuilibruar," shpjegoi ajo.

Ndërkohë, Isaac pohon se ai nuk e dinte që skena e tij ishte futur në serial dhe u befasua kur njerëzit filluan të flasin për të në mediat sociale.

"Zakonisht dërgohen skenat për t’u parë, për të vendosur nëse je dakord me to,” -tha aktori i "Star Wars". "Por unë e pashë në një laptop mjaft të errët dhe nuk e vura re se çfarë po ndodhte atje poshtë. E pashë qartë në televizorin e madh," shtoi ai.

Pas skenës së famshme me puthjen e krahut, kësaj radhe Oscar Isaac u bë viral për puthjen në kokë që i dha Jessica Chastain, ndërsa ishte në Nju-Jork këtë javë.