Shumica e banorëve të Big Brother njihen që jashtë dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Mirëpo, Semi dhe Donaldi kanë pasur një marrëdhënie më të afërt jashtë, duke qenë se Donaldi ka qenë i lidhur me Bora Zemanin, e cila është shoqe e ngushtë me Semin.
Por marrëdhënia e Semit dhe Donaldit ka ndezur thashetheme brenda shtëpisë, duke qenë se ka banorë që mendojnë se mes tyre ka një pëlqim që shkon përtej shoqërisë.
Në një diskutim mes banorësh, Semi është pyetur nëse do të lidhej me ish të dashurin e shoqes, dhe ajo është përgjigjur me një jo të prerë.
“Shoqet e ngushta janë shoqe të ngushta dhe i kam njësoj si motrat e mia. Është si të lidhem me ish-burrin e motrës,” –ka thënë Semi.
Por banorët e vazhduan debatin duke kundërshtuar.
“Nëse është një njeri që e kam takuar vetëm 2 herë dhe s’më lidh asnjë gjë, lidhem patjetër. Por është tjetër gjë nëse unë ha e pi me të. Nëse është te rrethi im i ngushtë, te njerëz që unë i frekuentoj shpesh, kategorikisht jo! S’ka të bëjë fare me situatën, ka të bëjë me personalitetin dhe parimet që ke në jetë. Parimi im është ky dhe pikë!”, -ka thënë e bindur Semi, ndërsa Iliri i është përgjigjur se flet kështu sepse nuk është “goditur” nga diçka e tillë.
“S’më ka ‘goditur’, por edhe po të më ‘godasë’ do ta shtyp veten dhe do bëj kështu,” –ka qenë përgjigjja përfundimtare e Semit.
Besojmë se nuk la vend për asnjë dyshim!