Thomas Markle tha se mund të padiste Meghan Markle dhe Princin Harry dhe arsyeja janë nipërit e tij.

Babai i dukeshës, i cili ende nuk i ka takuar nipin e tij Archie dhe të voglën Lilibet, tha se e Meghan ishte treguar fëmijërore që nuk e ka lejuar atë. Ai zbuloi se disa avokatë në Kaliforni i kanë thënë se ai mund ta fitojë këtë të drejtë nëse ndërmerr veprime ligjore. Megjithatë, ai tha se do të priste para se të merrte masa drastike.

Duke folur në "Good Morning Britain", Thomas tha:

"Unë do të doja të shihja nipin dhe mbesën time. Më kanë thënë në Kaliforni se mund të ngrija padi për të parë nipërit e mi. Por mendoj se nëse do ta bëja këtë, do të bëja të njëjtën gjë që po bëjnë Meghan dhe Harry. Unë nuk dua të përfshij nipërit e mi në këtë situatë, unë dua t'i shoh nipërit e mi me prindër të qetë dhe miqësorë. Unë nuk dua prindër armiqësorë për ta. Kështu që, do të pres."

Por pavarësisht se nuk ka asnjë kontakt me Meghan dhe Harry-n prej vitesh, Thomas ka shpresë se ata mund të rilidhen për hir të të vegjëlve.

"Ajo do të fillojë të flasë me mua. Kjo është shumë fëmijërore, ky është një lloj budallallëku. Është koha për të folur me njëri-tjetrin, ne jemi familje. Fëmijët do të rriten pa e ditur se kanë dy familje. Në këtë mes nuk jemi më vetëm unë dhe vajza ime. Kështu që, është koha për të bërë diçka. Të flasim," -tha Thomas.

Babai i dukeshës vazhdoi të fajësonte Harry-n për marrëdhënien e tij të trazuar me Meghan, duke thënë se gjërat morën një kthesë pasi ajo u lidh me të. Ai gjithashtu kritikoi Princin Harry për "braktisjen" e Mbretëreshës, ushtrisë dhe popullit britanik.