Pas gjashtë dekadash, Marilyn Van Derbur ka vendosus t'ia japë kurorën e saj, Miss America, dikujt tjetër.

Kurora, të cilën Van Derbur e fitoi në 1958-ën, aktualisht po shitet nga Heritage Auctions, për të mbledhur fonde për mësuesit në Kolorado. Oferta fillon nga 20,000 dollarë.

Kjo shënon herën e parë që një kurorë e Miss Americs është nxjerrë në ankand.

Në një deklaratë, Van Derbur tha se ajo ishte e detyruar të shiste çmimin e saj "për të përballuar shpenzimet e papritura të nevojshme për mbrojtjen nga COVID".

"Është një nga pasuritë e mia më të çmuara," tha Van Derbur për The Washington Post, duke pranuar se ajo rrallë e heq atë nga vendi i vet. "Kushdo që njeh një Miss America e di se një kurorë është gjëja më e veçantë që ajo do të zotëronte personalisht."

Përveç kurorës së zbukuruar me kristal Swarovski, Van Derbur po nxjerr në ankand edhe byzylykun, me motive të kurorës, me të cilin u prezantua në konkurs.

Të dyja mund të shiten deri në 40,000 dollarë.