Policia është ende duke hetuar zinxhirin e ngjarjeve që çuan në aksidentin tragjik gjatë xhirimeve të filmit “Rust”, ku mbeti e vrarë kinematografja Halyna Hutchins dhe u plagos regjisori Joel Souza. Sipas Associated Press, një ndihmës-regjisor padashur i dha Alec Baldwin një armë të mbushur dhe i tha atij se ishte e sigurt të përdorej, vetëm pak çaste para të shtënave.

"Armë e ftohtë", tha ai, sipas një urdhri kontrolli të paraqitur në një gjykatë në Santa Fe. Urdhri nuk implikon asistent-regjisorin Dave Halls, duke pretenduar se ai nuk e dinte se arma ishte e mbushur, por thekson se arma ishte 1 nga 3 që armatuesja e filmit, Hannah Gutierrez, kishte vendosur në një karrocë pranë setit.

Në një intervistë të kohëve të fundit, Gutierrez kishte shprehur dyshimin për veten si një armatuese filmi duke qenë se ishte e re në këtë punë, sipas TMZ.

"E dini, unë isha vërtet nervoze në fillim dhe pothuajse nuk e pranova punën, sepse nuk isha e sigurt nëse isha gati ... por, duke e bërë atë, shkoi pa probleme," tha ajo muajin e kaluar.

Policia e Santa Fe hoqi provat nga vendi i ngjarjes, përfshirë kostumin e Baldwin-it të lyer me gjak nga filmi, armën që u shkrep, si dhe armë të tjera mbështetëse dhe municione që përdoreshin në xhirime.

Disa orë para tragjedisë, disa punonjës të ekuipazhit të kamerave u larguan nga sheshxhirimi për të protestuar ndaj kushteve të punës. Sipas burimeve të brendshme, disa nga ankesat e tyre përfshinin orë të gjata pune, udhëtime të gjata dhe pritje për pagat e tyre. Më e rëndësishmja ishte shqetësimi i tyre me protokollet e sigurisë - përfshirë inspektimet e armëve - që nuk ndiqeshin rreptësisht në xhirime. Të paktën një nga operatorët e kamerave thuhet se u ankua fundjavën e kaluar te një menaxher prodhimi për sigurinë e armëve në xhirim. LAT raporton se dikush në grup ishte alarmuar nga zjarri i armës së përdorur në xhirime dhe i komunikoi shqetësimet e tij menaxherit të prodhimit përmes një mesazhi me tekst.

“Tani kemi pasur 3 shkarkime aksidentale. Kjo është super e pasigurt,” –thuhet se shkruhej në mesazh sipas LAT.