Fustani që Amy Winehouse ka veshur në performancën e fundit është shitur me çmim mjaft të lartë.
Bëhet fjalë për fustanin mini, që këngëtarja e ndjerë e "Back to Black", veshi gjatë koncertit të saj të fundit në 2011-ën, i cili arriti në 243,200 dollarë në ankand gjatë fundjavës.
Fustani, i cili u dizenjua nga stilistja e Winehouse, Naomi Parry, fillimisht pritej të shitej midis 15,000 dhe 17,000 dollarë.
Amy ndërroi jetë në moshën 27-vjeçare nga helmimi me alkool.
Më shumë se 800 fustane, këpucë dhe bizhuteri të këngëtares britanike – të cilat ajo i veshi gjatë karrierës së saj – janë shitur për rreth 4 milionë dollarë nëpërmjet Julien’s Auctions.
Pas vdekjes së Winehouse, objektet e saj personale u futën në ruajtje dhe nuk u zbuluan deri në janar të 2020-ës, kur familja e saj vendosi t'i nxjerrë në ankand gjërat e saj.
Të ardhurat nga ankandi do të shkojnë për Fondacionin Amy Winehouse, një organizatë që ndihmon të rinjtë që luftojnë me varësinë nga alkooli dhe lëndët narkotike.