Një qen ka rezultuar pozitiv me Covid në Mbretërinë e Bashkuar. Agjensia e Sigurisë së Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar ka konfirmuar se rastet me Covid tek kafshët shtëpiake janë të rralla. Ata thonë se ende nuk ka prova të mjaftueshme që qentë, macet apo kafshët e tjera shtëpiake të mund të transmetojnë virusin tek njerëzit.

Mendohet se qeni e ka marrë virusin nga pronarët e tij dhe tani është duke u trajtuar në shtëpi nën kujdesin e mjekëve.

Pronarët dhe njerëzit që punojnë me kafshët duhet të lajnë duart shpesh për një higjienë të mirë.

Gëzofi i kafshëve mund të shërbejë si mbartës i virusit për një kohë të shkurtër ashtu si sipërfaqen e tjera, siç është doreza e derës, kanë thënë disa ekspertë.

Mos ndani ushqimet, pjatat apo sende të tjera të kujdesit personal me kafshët tuaja.

Është shumë e rrallë që qentë të infektohen, por edhe në rastet që ndodh, ata zakonisht tregojnë vetëm shenja të lehta klinike dhe shërohen brenda pak ditësh.

Nuk ka asnjë provë të qartë që tregon se kafshët shtëpiake transmetojnë drejtpërdrejt virusin te njerëzit. Ne do të vazhdojmë ta monitorojmë këtë situatë nga afër dhe do të përditësojmë udhëzimet tona për pronarët e kafshëve shtëpiake nëse situata ndryshon” – tha një veteriner për BBC.

.