Rutina e kujdesit ndaj lëkurës e Kardashian, është më e arritshme sesa mund të mendohet. Përveç parave, privilegjit dhe aksesit të lehtë tek dermatologët më të mirë, besimi se kujdesi i përditshëm i lëkurës është tepër i nevojshëm, është një proces universal. Është diçka që shumë njerëz, veçanërisht Khloe Kardashian, janë  përkrahës të fortë.

Khloe gjithmonë e heq grimin para se të shkojë në shtrat, përdorë krem kundër diellit çdo ditë ("Kam krem kundër diellit në të gjitha makinat e mia,"- thotë ajo) , dhe rutina e saj është e pajisur me përbërës ushqyes si vitamina A dhe E. Por e vetmja gjë që ajo ka shtuar së fundmi në regjimin e saj është kolagjeni.

Kolagjeni është proteina më e bollshme në trupin tonë. Është 'shtylla' për kockat, muskujt dhe lëkurën. Ndërsa ka produkte për kujdesin e lëkurës që ndihmojnë në stimulimin e prodhimit të kolagjenit në lëkurë, ka mënyra për ta tretur në pijet që konsumojmë gjatë ditës, për të marrë gjithashtu përfitimet e shumta. Studimet kanë treguar se suplementet e kolagjenit mund të përmirësojnë pamjen e përgjithshme të lëkurës. 

Ajo e përdorë kolagjenin rregullisht, duke e tretur në kafe çdo ditë.

Praktika të tjera bukurie që Khloe i adhuron, përfshijnë gjumin në këllëf jastëku mëndafshi dhe përdorimin e kremrave dhe vajrave për të mbajtur lëkurën të hidratuar.