Kjo javë parashikohet të nisë me praninë e reshjeve të shiut e rrebesheve, kryesisht prej mesditës së të hënës e deri në mëngjesin e së martës.

Rrebeshet me rrufe do të jenë më prezente përgjatë bregdetit dhe jugut.

Në mesjavë, pritet situatë më e qëndrueshme me prani të kthjellimeve e vranësirave mesatare deri të dendura në zonat malore, si dhe me mjegull të dendur në lugina.

Situatë e paqëndrueshme parashikohet të premten, me reshje shiu hera-herës intensive në zonat bregdetare dhe ato të ulëta, ku nuk do të mungojnë edhe shkarkesat elektrike. Në lartësitë mbi 1600m përgjatë maleve, parashikohen reshje të vazhdueshme dëbore.

Era do të ketë kryesisht drejtim juglindor deri mesatar në bregdet. Ditën e enjte deri të premten paradite, era do të fitojë forcë të vrullshme në të gjithë bregdetin duke sjellë dhe dallgëzim të forcës 5 dhe 6 ballë.

Temperaturat do të pësojnë luhatjet si më poshtë.