Regjisori i Peaky Blinders, Anthony Byrne, ka thënë se sezoni i fundit i serialit do të publikohet "më shpejt sesa mendoni".

Byrne publikoi një trailer të shkurtër ngacmues të serialit. Klipi fillon me yllin kryesor Cillian Murphy, duke ecur në një rrugë të zbrazët me një çantë të madhe në dorë. Data e transmetimit do të jetë në muajt e parë të vitit 2022.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anthony Byrne (@antobyrne75)

Sezoni i gjashtë i Peaky Blinders, një serial që u shfaq për herë të parë në vitin 2013, do të pasohet nga një film me metrazh të gjatë që do të përfundojë historinë e tij. 

Krijuesi i Peaky Blinders, Steven Knight tha në një panel të Festivalit të Filmit në Londër muajin e kaluar se ky film do të shënojë "fundin e rrugës për atë që tashmë e njohin të gjithë".

Sezoni i tij i gjashtë do të prezantojë një pjestar të ri të kastit, aktorin Conrad Khan, i cili i tha NME se roli i tij është "i mahnitshëm".

Sezoni i gjashtë dhe i fundit “Peaky Blinders”, serial që bazohet në një bandë famëkeqe në Birmingham që ekzistonte vërtet në vitet 1890, përfundoi xhirimet në qershor pas vonesave të shumta për shkak të Covid-19.