Të paktën 45 persona, përfshirë 12 fëmijë, kanë humbur jetën pasi një autobus që transportonte turistë nga Maqedonia e Veriut u përplas dhe u përfshi nga flakët në një autostradë në Bullgarinë perëndimore, në orët e para të ditës së sotme.

Shtatë persona mundën të hidheshin nga autobusi i djegur. Ata u dërguan në spitalin e Sofjes dhe ishin në gjendje të qëndrueshme. Ministria e Brendshme e Bullgarisë tha se 45 persona humbën jetën, duke e bërë atë aksidentin me autobus më vdekjeprurës në historinë e vendit.

Shkaku i aksidentit ishte i paqartë, por autobusi dukej se “kishte goditur një pengesë autostrade ose para ose pasi të merrte flake”, thanë zyrtarët bullgarë.

Aksidenti ndodhi në autostradën Struma rreth 45 km në perëndim të Sofjes rreth orës 2 të mëngjesit me orën lokale.

Kreu i shërbimit hetimor të Bullgarisë, Borislav Sarafov, tha se gabimi njerëzor i shoferit ose një mosfunksionim teknik janë dy versionet fillestare për aksidentin.