Justin Bieber shprehu dashurinë e tij për bashkëshorten Hailey Baldwin me mesazhin më të ëmbël të mundshëm me rastin e ditëlindjes së saj të 25-të.
“Zemra ime të përket ty. Sytë e mi të përkasin ty, buzët e mia të përkasin ty. Jam i yti. Jam shumë i bekuar që jam i yti. Ti je imja përgjithmonë. Jeta nuk ka pasur kurrë më shumë kuptim derisa u bëre gruaja ime. Unë kurrë nuk do të ndalem së qeni i dashuruar me ty, nuk do të ndalem kurrë së mbajturi ty dhe nuk do të ndalem kurrë së mbrojturi ty. Ti mbretëresha ime, je mëse e mjaftueshme për mua dhe do ta kaloj çdo ditë duke të bërë të ndihesh si mbretëresha që je. Siç do të thoshte gjyshja jote me theksin e saj portugez, "happy Bursday baby" të dua deri në fund të jetës dhe pastaj pas kësaj,” -ka shkruar Bieber në Instagram, krahas disa fotove të ëmbla të çiftit.
View this post on Instagram
Disa nga miqtë e tyre të famshëm e mbushën me komente postimin romantik të Justin, duke i uruar Hailey-t ditëlindjen.
Baldwin festoi 25-vjetorin me një festë të madhe ku të ftuarit u argëtuan në një kabinë fotografike bardh e zi për të përkujtuar rastin. Ajo veshi një jumpsuit velvet, stileto të zeza dhe flokët i mbajti gjysmë të kapur.
View this post on Instagram
Të ftuar në festë ishin Justine Skye, Jaden Smith, Kendall Jenner, David Grutman etj.
Bieber dhe Baldwin, të cilët kanë qenë miq që nga fëmijëria, u fejuan në korrik të vitit 2018 pas vetëm disa javësh lidhje. Atë shtator ata shkuan në një gjykatë të Nju-Jorkut dhe u martuan privatisht. Pas një viti bënë edhe një dasmë luksoze me familjen dhe miqtë në Karolinën e Jugut.