Pas mbrëmjes së të martës, është komentuar gjerësisht në rrjet gjendja emocionale e rënduar e një prej banoreve të BBV, Fifit. 

Një nga personazhet më të dashura për publikun, për zërin dhe talentin krijues, Fifi ditët e fundit është gjendur në vështirësi, për shkak të disa debateve me banorët. Por kjo ka sjellë shumë komente në rrjet ndaj Fifit, pozitive dhe negative.

Flori Mumajesi, një nga miqtë më të mirë të Fifit, ditën e djeshme pas ngjarjes së ndodhur në BB VIP, ka treguar më shumë se kurrë se sa shumë e do Fifin.

Ai ka postuar në Instagram një video të Fifit, duke kënduar këngën që shkroi brenda shtëpisë, duke e shoqëruar me disa fjali mbështetëse.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi)

"E mira Fifula që sot më shumë se kurrë të gjithë po flasin për ty edhe pse ti s'ke lidhje me helmin brenda tyre! Të kryqëzuan se interneti u jep mundesinë të ndihen superior, të mençur, madje dhe Artistë! Taksirat shpirt, këtu u rritëm e këtu jetojmë, këtu në vendin tim e në vendin tënd, ku unë e ti gabojmë e atyre iu “dhemb". Një këngë krijuar nga ty Fifi aty në atë shtëpi, që në çdo rast do të jetë e perkohshme…", shkruan Flori.