Ai ka bërë që miliona ndjekës në TikTok (dhe qindra mijëra në Instagram) të argëtohen dhe të qeshin me videot e tij, ku këndon dhe kërcen me vogëlushin e tij, Jasper.

Bëhet fjalë për Ivanhoe Spalluto, një baba single dhe influencues, që po bëhet i famshëm gjithnjë e më shumë. Historia e Ivanhoe, është shumë e veçantë dhe ia vlen të tregohet. Le të zbulojmë diçka rreth tij, rreth babait single që po bënë gjithë rrjetin për vete.

Ivan është akuzuar se fëmija nuk është vërtet i tij, por ai e përdor si një strategji për të marrë sa më shumë klikime. Por si qëndron e vërteta?

Kush është Ivanhoe Spalluto?

Për biografinë e Ivanhoe Spalluto kemi shumë pak informacion. Dimë që është 23 vjeç. Ne nuk e dimë se çfarë pune bën ai, përveçse që po bëhet shumë shpejt një yll në mediat sociale, veçanërisht në TikTok.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ivanhoe (@unmoderated.ivanhoe)

Jeta private e Ivanhoe Spallutos

Gjëja që bie menjëherë në sy tek Ivanhoe Spalluto është, sigurisht, se ai ka një djalë të quajtur Jasper, partnerin e tij të videove dhe postimeve në Instagram dhe TikTok, ku të dy këndojnë dhe kërcejnë. Në momentin kur e dashura e tij lindi, Ivanhoe ishte vetëm 19 vjeç. Ai e kuptoi menjëherë se ky fëmijë ishte një dhuratë për të.

“Jasper ishte planifikuar dhe kërkuar nga unë. Ai lindi në janar, 7 ditë pas ditëlindjes sime: ishte dhurata më e mirë që mund të merrja për 20 vitet e mia”.

“Me kalimin e kohës, unë dhe mamaja e tij kuptuam, se për hir të vetë fëmijës, nuk ishte më gjë e mirë të qëndronim bashkë. Periudhat e para ishin të vështira. Muajin e parë nuk munda ta shihja djalin tim. Pasi gjithçka u rregullua, fillova ta shoh më shpesh, deri në një kujdestari të përbashkët. Unë dhe mamaja e tij ia dolëm të bëheshim sërish miq, për të mirën e Jasper.”

Ata u shfaqën në TikTok në qershor të 2020-ës. Ivan e bëri këtë sepse djalit të tij i pëlqen të kërcejë. “Çdo gjë që bëj në videot e mia nuk është e planifikuar, në momente të caktuara thjesht hap kamerën dhe xhiroj. Qëllimi i vetëm i videove të mia është të argëtoj djalin tim dhe juve gjithashtu. Në të njëjtën kohë i bëj të rinjtë si unë të kuptojnë se një fëmijë nuk është kurrë një kufizim, përkundrazi...

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ivanhoe (@unmoderated.ivanhoe)

“Shpresoj shumë që prindërit e rinj të kuptojnë përmes asaj që ne përpiqemi të përcjellim, se nuk ka gjë më të bukur se të shijoni momentet me njerëzit që doni. Një ditë do t'i rishikoj me nostalgji këto video dhe nuk do të pendohem kurrë për këtë fëmijë në moshë te re, pavarësisht vështirësive ekonomike.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Revista | CLASS | MAGAZINE (@revistaclass_)

Sot Ivanhoe dhe Jasper, numërojnë 4.2 milionë ndjekës në TikTok, dhe rreth 600 mijë në Instagram. Videot e tyre, shpërndahen në rrjet vazhdimisht si një kontent frymëzimi dhe emocionesh të mira, të cilat na duhen të gjithëve gjatë ditës.