Bota e futbollit u trondit nga lajmi për vdekjen e Maradonës më 25 nëntor 2020. Gjithçka ndaloi në Napoli dhe mijëra njerëz dolën në rrugë për të mbajtur zi për vdekjen e heroit të tyre.
Sot, një vit më vonë, i biri i ish-yllit të Napolit dhe Argjentinës, ka kujtuar të atin me një video në Instagram dhe me një mesazh emocionues.
Diego Maradona Junior i dërgoi një mesazh babait të tij në rrjetet sociale, duke postuar një video ku këndonte për të, ndërsa ai e dëgjonte si një baba krenar.
?Mund të zbresësh të paktën për një minutë, të të përqafoj, të qeshësh pak me mua ... do të kisha kaq shumë gjëra për të të thënë, kaq shumë këngë për të kënduar së bashku dhe për të parë ndeshjet e Napolit. Babi ke një vit që ke shkuar kush e di se ku ... Fluturo lart siç vetëm ti di të bësh. Unë të dua dhe më mungon shumë!?
View this post on Instagram