“Lola" Francisca Susano, e cila besohet të ishte personi më i vjetër në botë dhe gruaja e fundit e gjallë që ka lindur në vitet 1800, ka ndërruar jetë në moshën 124-vjeçare.

Vdekja e të moshuarës filipinase u konfirmua nga zyrtarët shtetërorë në provincën e saj të lindjes, Kabankalan, Negros Occidental.

“Me trishtim në zemër morëm lajmin se e dashura jonë Lola Francisca Susano ndërroi jetë në mbrëmjen e së hënës”, postoi qeveria e shtetit në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook. “Deklarata e saj zyrtare si personi më i vjetër në botë, 124 vjeç, është vërtetuar aktualisht nga Rekordet Botërore Guinness”.

Zyrtarët lokalë të shëndetësisë nuk e kanë përcaktuar ende shkakun e vdekjes së Susanos, por e moshuara thuhet se do të testohet për COVID-19, raportoi CNN. Megjithatë, oficerët e informacionit të qytetit raportuan se ajo nuk shfaqi asnjë simptomë të koronavirusit para vdekjes së saj.

E lindur në shtator 1897 - një vit përpara se Spanja t'i jepte kontrollin e Filipineve SHBA-së - Susano thuhet se ishte personi i fundit i mbijetuar në botë që lindi në shekullin e 19-të.

Që nga shtatori, Guinness ishte ende duke verifikuar dokumentet e Susanos, por ajo vdiq para se të kishin një shans për ta njohur atë si personin më të vjetër në botë. Pasi të verifikohej, ajo do të eklipsonte zyrtarisht Jeanne Calment të Francës, e cila vdiq në vitin 1997 në moshën 122-vjeçare.

Sipas Metro, Lola ia atribuoi jetëgjatësinë rekord dietës së saj kryesisht vegjetale dhe abstenimit nga alkooli. Ajo gjithashtu luante harmonikë çdo mëngjes, për të cilën pretendonte se i mbante mushkëritë e saj të forta dhe të shëndetshme.

Burimi: NY Post