Stilisti legjendar Virgil Abloh, i cili u nda nga jeta papritur në moshën 41-vjeçare, u përkujtua nga Louis Vuitton gjatë prezantimit të koleksionit të tij Pranverë\Verë 2022 në Miami.

Në një postim në Instagram nga shtëpia franceze e modës, sipas kërkesës së Abloh's dhe gruas së tij Shannon Abloh, sfilata do të prezantohej sipas planit.

I mbushur me thëniet e stilistit, koleksioni titullohej "Virgil ishte këtu". Referencat e “streetwear-meets-luxury” të Abloh ishin kudo.

Siç pritej, ngjarja ishte e mbushur me yje, në rresht të parë qëndronte Kim Kardashian, Kanye West, Bella Hadid, drejtori krijues i Givenchy, Matthew Williams etj. Dhe disa të famshëm të tjerë, përfshirë Kid Cudi, Quavo dhe Offset, kaluan në pistë.

Një person i jashtëzakonshëm që shpesh thoshte se "çdo gjë që bëj është për versionin 17-vjeçar të vetes sime", Abloh theu barrierat kur u emërua drejtori i parë artistik me ngjyrë në Louis Vuitton në vitin 2018. Abloh kishte arritur sukses të jashtëzakonshëm edhe me markën e tij, Off-White, të cilin e lançoi në vitin 2013.

Mbyllja e sfilatës ishte e ngarkuar emocionalisht për të gjithë të pranishmit. Bashkëpunëtori krijues Anders Christian Madsen shkroi në Instagram, "@virgilabloh dhe unë shkruam fjalët tona të fundit për shfaqjen e tij @louisvuitton në Miami".

Këto fjalë u zbuluan me zërin e Abloh gjatë finales së shfaqjes:

"Nuk ka kufi... jeta është aq e shkurtër sa nuk mund të humbësh asnjë ditë duke menduar për atë që dikush mendon se mund të bësh, kur e di se çfarë mund të bësh."