Të gjithë e dimë që me trafikun e Tiranës gjithçka bëhet më e vështirë. Prandaj ajo që na duhet është një automjet i shpejtë, komod, miqësor me mjedisin dhe mbi të gjitha të arrijë në destinacion në kohë rekord, sepse kush do të donte të mbërrinte vonë në një takim të rëndësishëm?
Dhe dikush që ka provuar çdo mjet transporti në Tiranë, e di që asgjë nuk krahasohet me Merr Taxi. Për 10 vjet, Merr Taxi ka treguar se ndodhet pranë nesh për çdo rast gëzimi, hidhërimi, duke shpejtuar për në spitale, takime, festa, shkollë apo punë, pavarësisht orës, motit, ditës apo destinacionit. Asgjë nuk mund ta ndalë Merr Taxi për të ofruar shërbimin më të shpejtë dhe më komod ndonjëherë. Profesionistë, të kudondodhur dhe të vendosur për të përmbushur misionin e tyre për të gjithë klientët.
Këtë përvjetor të rëndësishëm, Merr Taxi ka shtuar flotën me 40 mjete të reja 100% elektrike. Dhe kjo veçse i bën taksitë më ekonomike dhe më të shpejta, falë energjisë elektrike reduktohen emetimet e gazrave serrë dhe ndotja e ajrit. Dhe në këto kohë që jetojmë, kujdesi për mjedisin duhet të kthehet në një prioritet për të gjithë. Makinat elektrike frenojnë gjithashtu ndotjen akustike, duke qenë se ato janë shumë më të qeta.
Kështu që, nëse jeni duke kërkuar për transportin më të mirë dhe më të sigurt për veten, nuk keni pse mendoheni më. Jeni vetëm një telefonatë ose një hap larg, pasi Merr Taxi gjendet në çdo cep të Tiranës. Nëse nuk e dinit, shërbimin mund ta merrni edhe nëpërmjet aplikacionit më të avancuar dhe shumë të thjeshtë për t’u përdorur nga të gjithë, Taxi.al.
Merr Taxi mbushi 10 vjeç dhe do të jetë në dispozicion të klientëve për shumë vite të tjera, duke ofruar shërbimin më të mirë në vend dhe duke vazhduar të krijojë standardet që të gjithë duhet të ndjekin.
Sepse për Merr Taxi, mënyra si udhëton është më e rëndësishme se destinacioni.
View this post on Instagram