Presidentja e Top Channel, Vjollca Hoxha, pas lajmit të dorëheqjes së Ben Blushit nga drejtimi i Top Channel për 4 vjet, ka lajmëruar se kush do ta zërë postin e tij.

Vjollca Hoxha i ka dërguar gjithashtu një email stafit, përmes të cilit lajmëron se drejtimi i Top Channel tashmë do t’u besohet trashëgimtarëve të Dritan Hoxhës.

Pa specifikuar asnjë emër të familjes, Hoxha shkruan se administrimin e Top Channel do ta gëzojnë trashëgimtarët e të ndjerit.

Top Channel do të vazhdojë të administrohet nga trashëgimtarët e atij që 20 vite më parë nisi një ëndërr të bukur që ju e mbani gjallë çdo ditë",- shkruan Hoxha ndër të tjera në emailin e saj.