Duket sikur të gjithë po prisnin Borën të reagonte, të fliste, të nervozohej, të kundërvepronte. Me sa duket, edhe vetë moderatores nuk i ka kaluar me qetësi dita e sotme, deri në mbrëmje, kur të gjithë, mbase prisnin një reagim publik prej saj.
Por Bora, edhe sonte ka bërë atë që bën çdo të shtunë. Me programin e saj në primetime pa u përpjekur t’i japë më shumë vëmendje asaj që është komentuar prej pothuaj 24-orësh.
Por erdhi momenti të flasë një herë e mirë me dëshirën që të mos ndihet më nën presion. Madje, me reagimin e saj kërkon të mos vihet nën presion as Donaldi. Të paktën, Bora e justifikon “mëkatin” e Donaldit.
“Ju lutem, qetësohuni!
Edhe Donaldi është njeri. Edhe ai mund të gabojë, edhe ai mund të zgjedhë rrugë të tjera, edhe ai ka të drejtën të bëjë çfarë të dojë me jetën e tij. Por mos gjykoni, mos kryqëzoni dhe mos dënoni. As unë nuk po e bëj...”
Kështu shkruan Bora në statusin e saj pak minuta më parë dhe me kaq dëshiron që të mbyllë të gjithë zhurmën, gjykimet, komentet, madje edhe mallkimet e rrjetit.