Sipas dokumenteve të gjykatës, Tristan Thompson donte që trajnerja e tij personale, Maralee Nichols, të bënte një abort pasi zbuloi se ishte shtatzënë me të.

Nichols nëpërmjet avokatit të saj paraqiti një kërkesë ligjore me disa mesazhe me tekst që supozohet se janë dërguar midis saj dhe Thompson si provë për padinë e atësisë kundër tij dhe në kërkesën e marrë nga Page Six, ajo pretendon se ai donte që të ndërpriste shtatzëninë.

“Është gjithashtu e dukshme nga konteksti dhe thelbi i këtyre komunikimeve se ato janë nga Tristan për Maralee, gjë që reflekton se Tristan po i drejtohet marrëdhënies së tyre, madje edhe në lidhje me shtatzëninë e saj, duke këmbëngulur që ajo të bëjë një abort dhe duke kërcënuar se s’do të marrë asgjë dhe asnjë mbështetje”, thuhet në dokumente.

Në dokument thuhet se Thompson mohoi dërgimin e mesazheve.

Nichols, e cila u shpërngul nga Houston në Los Anxhelos, po padit Thompson për mbështetje për fëmijën, pavarësisht faktit se fëmija i saj ende nuk ka lindur. Fëmija supozohet se u ngjiz në ditëlindjen e 30-të të Thompson në mars, kur ai dhe Khloé Kardashian ishin ende në lidhje.