“Të ka lali shpirt” është një nga këngët shqiptare më të klikuara në YouTube dhe aktualisht numëron mbi 623 milionë klikime. Dhe shumë mund të jenë kuriozë se sa kanë fituar autorët e këngës nga këto klikime. Madje, pak muaj më parë, Mandi Nishtullës hodhi akuza drejt koleges së tij Silva Gunbardhit dhe bashkëshortit të saj, Dafi Derti. Ai tha se nuk ka marrë asnjë lekë nga klikimet e këngës dhe akuzoi Silvën dhe Dafin se i kanë vjedhur fitimet e klikimeve.

"Janë miliona euro, hallall t'i kenë, unë kam Zotin"- u shpreh Mandi në Expuls në RTV Ora.

Pas disa muajsh heshtje, Silva Gunbardhi ka reaguar në po të njëjtin emision, duke bërë publike edhe kontratën ku theksohen qartë ku shkojnë fitimet.

Sipas kontratës, Silva merr 10% të fitimeve nga klikimet e këngës, Dafi merr 0%, po ashtu edhe tekst-shkruesi 0%. Ndërsa 90% të fitimeve i merr Alfred Sula, kompozitori dhe njëkohësisht kushëriri i Mandit, siç theksoi Silva.

"Jam prekur shumë, por nëse do vazhdoja të rrija e heshtur i bie të pajtohesha me faktin. Më kanë sharë hajdute, qorre. [Më kanë thënë] ktheji lekët Mandit. Unë vetëm mirë kam bërë tek Mandi. Madje kërkova 3 javë për veshjen e Mandit që ai të dilte siç duhej në klip. Më kanë thënë kur*ë, kur këto gjëra i lexon nëna ime. Ç'kusur ka ajo?! Ajo është e sëmurë me zemër, me tension,” -tha ndër të tjera këngëtarja.

Në fund, Silva theksoi se nëse Mandi do vazhdojë të flasë, ajo do ta hedhë në gjyq.