Pas një viti të vështirë me ulje-ngritje dhe shumë episodeve torturuese, pas të cilave nuk po e gjenim dot veten, nuk ka pasur kohë më të mirë për një vëmendje të madhe dhe për një moral të lartë në fushën e modës.
Siç mund ta keni vënë re, fustanet me pupla filluan të shfaqen në pasarelat e markave më në zë të modës që nga viti i kaluar, duke filluar që nga Gucci e më pas edhe te një numër i madh markash që pushtuan Instagramin.
Puplat në modë nuk janë gjë e re. Në fund të fundit, Marie Antoinette ishte e njohur për vendosjen e puplave në flokët e saj për të treguar ekstravagancën që në vitet 1700. Mikro-tendenca e puplave ka nisur të pushtojë trendet e modës edhe këtë vit, por nuk është një detaj i ri, sepse ka nisur të ngacmojë prej disa vitesh.
Puplat fillimisht na kujtojnë të gjithëve magjepsjen e Old Hollywood, duke kujtuar imazhet e yjeve të ekranit bardh e zi si Jean Harlow ose Zsa Zsa Gabor, mbretëresha e padiskutueshme e fustaneve me pupla.
Megjithatë, në vitin 2022, puplat do t’i shini gjithandej, që nga këmishat e bluzat e thjeshta e deri tek fustanet glamour, këpucët apo çdo lloj aksesori.