Ed Sheeran po planifikon të ndërtojë një dhomë varrimi nën dyshemenë e kishës së re që po ndërtohet në territorin e shtëpisë së tij.

Këngëtari 30-vjeçar po i shton një shtesë të pazakontë pronës së tij "Sheeran-ville" prej 3.7 milionë paund, në Suffolk. Sipas planeve, kisha do të ketë një kullë, tetë stola, një altar, një galeri në katin e sipërm dhe dritare me xham.

Thuhet se planifikuesit ranë dakord me idenë më shumë se dy vjet më parë dhe Ed sapo dorëzoi planet e ndryshuara në këshillin lokal. Sipas MailOnline, planet e tij të ndryshuara tregojnë dhomën e varrimit brenda kishës së tij. Vizatimet u dërguan në Këshillin e Qarkut East Suffolk në dhjetor, ku shfaqet edhe madhësia e dhomës (2.7 m me 1.8 m).

“Zona e varrimit poshtë (depërtimi përmes pllakës),” thuhet se shkruhet te planet.

Aplikacioni origjinal i planifikimit thoshte se kisha do të jetë një vend privat strehimi për soditje dhe lutje, si dhe për momente historike familjare. Pasuria e Ed dhe gruas së tij Cherry Seaborn është aq e madhe sa mund të ndërtonin vazhdimisht shtesa. Megjithatë, planet e tij të ndërtimit dhe shtesat në pasurinë e tij kanë qenë temë debati me vendasit dhe fqinjët.