Një nga personazhet më të dashur të Big Brother VIP dhe një ndër vajzat më të pëlqyera për lojën në shtëpinë e famshme, ka bërë për vete të gjithë publikun me natyrën e saj. Jo vetëm me mirësinë dhe kulturën që tregon çdo ditë të re në shtëpi, por njëkohësisht Beni është bërë e famshme edhe për batutat që i lëshon krejt pa dashje edhe nga mosnjohja e mirë e shqipes. Këtë herë, modelja nga shtëpia e Big Brother ka shprehur simpatinë për këngëtarin Ylli Limani, i cili disa javë më parë, u bëri një vizitë banorëve në shtëpi.
Beni i ka bërë të gjithë për të qeshur në shtëpi kur po mundohej të shqiptonte emrin e këngëtarit.
Ndërsa rrinte në oborr me banorët, ata i kërkuan Benit të shqiptonte emrin e këngëtarit. Ajo e ka quajtur këngëtarin “Ydhi Dhimani” duke sjellë shumë të qeshura në shtëpi.
“Sa i bukur ishte ai çuni, sa i lezetshëm, sa i vockël. Ydhi Dhimani”, tha modelja.
I menjëhershmë ka qenë reagimi i Ylli Limanit. Ai e ka postuar videon në llogarinë e tij në Instagram, bashkë me shënimin: “Prej sot emrin e kam Ydh Dhimani”.