Lëkundje tërmeti janë regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin tonë.

Sipas IGJEUM-it, epiqendra e lëkundjeve ishte 5 km në veri të Fushë-Arrëzit. Magnituda e lëkundjeve ishte 4.7 e shkallës Rihter me një thellësi 10 km.

Emergjencat Civile bëjnë me dije se deri më tani, nuk ka pasur raportime për dëme në ndërtesa.

Sipas informacioneve të marra nga administratori i Qafës së Malit dhe kryetari i fshatit Lumbardhë, nuk raportohet për probleme.

Lëkundjet kanë qenë të fuqishme, por nuk kanë zgjatur shumë. Tërmeti është ndjerë edhe në Tiranë, Lezhë edhe në Kosovë.