Ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare Nino Cerruti, një nga stilistët dhe sipërmarrësit e mëdhenj italianë të modës. Raportimet thonë se ai ndërroi jetë në spital në Piemonte, ku ishte kontrolluar për një operacion kofshë.
Ai gjithmonë insistonte që fillimisht të provonte krijimet e tij. Shumë prej tyre u mbajtën në fabrikën e tekstilit që gjyshi i tij themeloi në qytetin e Biella në vitin 1881.
"Unë gjithmonë kam veshur të njëjtin person, veten time," tha ai një herë, sipas agjencisë së lajmeve AFP.
Me përvojën e tij në prodhimin e pëlhurave të shkëlqyera në fabrikën e tekstilit të familjes së tij, Cerruti u fut në biznesin e veshjeve në fund të viteve 1950.

Ai hapi butikun e tij të parë në Paris në 1967.
Sipas AFP, Cerruti revolucionarizoi modën kur u kërkoi modeleve meshkuj dhe femra të ecnin në pasarelë me të njëjtat rroba.

Në vitet '80, ai u shtri në Hollywood, duke dizajnuar rroba për yje si Jack Nicholson, Michael Douglas, Sharon Stone, Julia Roberts dhe Tom Hanks.






Burimi BBC