Nëse edhe ju keni vënë re që fundet me pala kanë filluar t’i veshin sërish vajzat më të njohura në fushën e modës, duke ju kujtuar edhe një herë vitet e shkollës së mesme, nuk jeni vetëm. Fundet me pala janë rikthyer dhe këtë pranverë – verë do të jenë sërish IN. Një prej bazave të gardërobës ka fituar edhe një herë fuqi të plotë.

Të gjitha shkollat që i kanë pjesë të uniformës së tyre, tashmë do të jenë të lumtura që ky trend ka dalë edhe jashtë ‘mureve’ të tyre.

Pavarësisht nëse jeni të intriguar nga fundet e tenisit ose dëshironi një minifund të zi që mund ta vishni me gjithçka, kjo galeri ju sjell disa prej propozimeve të këtij trendi që do të paraprijë sezonin e ngrohtë të këtij viti.

Një fund me pala mund të duket mjaft mirë me geta dhe çizme të zeza. Po ashtu, një fund tenisi i bardhë mund të jetë më i preferuari këtë verë dhe një fund lëkure është perfekt për të dalë.

Megjithatë, nga këto kombinime, ju, me siguri, do ta gjeni kombinimin që ju përshtatet më shumë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Max Mara (@maxmara)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KarenBritChick (@karenbritchick)