Ëndrrat me ujë janë një prej vizioneve më tipike që shumë njerëz shohin në gjumë. Ndoshta ju nuk ia dini kuptimin gjithmonë, por uji në ëndërr, ndryshe nga miti që ekziston në besime të ndryshme, simbolizon emocionet dhe gjendjen e trurit në momente të ndryshme të jetës. Natyrisht, miti se në shumë raste uji është “mbytje”, fatkeqësi apo dallgë të mëdha e të rrezikshme, ka rënë. Por uji mund të shfaqet në shumë mënyra. Më poshtë janë disa shpjegime për rastet më të shpeshta.

Nëse shikoni ëndërr sikur mbyteni, valë të mëdha apo stuhi në det, do të thotë që po kaloni një situatë tronditëse që ju shqetëson. Mund të jetë një ankth i jetës personale apo profesionale, rezultati i të cilit ju frikëson.

Nga ana tjetër, në qoftë se ëndërroni se notoni lirshëm në një sasi të madhe uji, është shenjë pozitive. Në këtë fazë ka një ndryshim në jetë që nuk ju pengon të përshtateni dhe të shkoni bashkë me rrjedhën. Por nëse shikoni se po notoni kundër rrymës, do të thotë se po luftoni për t’iu përshtatur ndryshimit të ri.

Shpeshherë, njerëzit e shohin veten në dush. Kjo është shenjë e disa mendimeve negative që po ju mundojnë dhe që janë fshehur në nënndërgjegje. Uji në dush është shenjë e largimit dhe pastrimit nga të tilla mendime dhe emocione negative.

Nuk ka rëndësi se ç’lloj ëndrre me ujë shikoni. Mos harroni se këto lloj ëndrrash janë të zakonshme për të gjithë njerëzit. Nëse këto lloj ëndrrash përsëriten dhe ju doni t’i largoni, zgjidhja është të përballeni me problemet që keni në jetë pa i anashkaluar. Është e vetmja mënyrë për ta pastruar mendjen dhe për të pasur një natë me gjumë të qetë.