Një fëmijë 3 vjeç ka humbur jetën në spitalin e Elbasanit, në orët e para të mëngjesit të djeshëm.
Babai i vajzës 3-vjeçare që ndërroi jetë, këtë të mërkurë, në spitalin e Elbasanit, tha se nuk kishte marrë asnjë informacion mbi shkaqet e vdekjes së vogëlushes.
Agim Islami foli për gazetarët nga ambientet e spitalit, ku 3-vjeçarja humbi jetën, pas ndërlikimeve nga insuficienca kardiake e respiratore, por edhe pneumonia.
Policia e Elbasanit njoftoi procedimin penal të një mjeku të këtij qyteti, një ditë pasi një vajzë 3-vjeçari vdiq në spital.
Bëhet fjalë për 47-vjeçarin me inicialet G.A., banues në Elbasan.
Ditën e djeshme është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën, shtetasja e mitur, e cila pas disa orësh dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të neglizhencës në trajtimin mjekësor.