Ndërkohë që në orët në vijim në vendin tonë pritet një rënie drastike e temperaturave, deri në -17 gradë Celsius, Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët.

UKT thekson se tubacionet mund të dëmtohen nga ndaj kujton qytetarët që të mbushin ujë, për t’ju paraprirë situatës.toni

UKT sugjeron që në katet përdhese, ku tubacionet e furnizimit me ujë, janë më shumë të ekspozuara me ambientin jashtë dhe mundësitë e rrjedhjes janë potenciale dhe  të merren masa duke i mbuluar apo izoluar për të arritur një mbrojtje optimale.

NJOFTIMI 

Si pasojë e temperaturave të ulta në ditët në vijim, Ujësjellës Kanalizime Tiranë, njofton të gjithë qytetarët e Tiranës për marrjen e disa masave parandaluese për mbrojtjen e sistemit të brendshëm të rrjetit ujësjellës, përfshirë dhe matësat e ujit, në mënyrë mos dëmtimin e tyre si pasojë e kushteve atmosferike.

Lutemi të tregoni kujdes për tubacionet/ instalimet brenda pronës tuaj, përfshirë këtu edhe ujëmatësit.

Rikujtojmë të gjithë qytetarët se janë ata përgjegjës për mbrojtjen e tubave të ujit dhe të ujëmatësve (të brendshëm ose të jashtëm, në afërsi të banimit), nga ajri i ftohtë.
Sygjerojmë që në katet përdhese, ku tubacionet e furnizimit me ujë, janë më shumë të ekspozuara me ambientin jashtë dhe mundësitë e rrjedhjes janë potenciale, ju lutemi të merrni masa duke i mbuluar apo izoluar për të arritur një mbrojtje optimale.

Për çdo problematikë lutemi të sinjalizoni në numrin tonë të gjelbër 08004488, gjithashtu edhe në Pikat UKT më të afërta në zonën tuaj të banimit.
Inxhinierët tanë dhe specialistët e terrenit janë në gatishmëri të plotë në shërbimin tuaj.
Së bashku kalojmë çdo vështirësi.