Shteti gjerman ka njohur sot zyrtarisht patentat shqiptare. Lajmin e dha para pak minutash kryeministri Rama, përmes një njoftimi në Facebook.
“Lajm i mirë! Më në fund, pas ratifikimit në parlamentet e landeve, Bundesrati gjerman votoi para pak minutash njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit. Kjo njohje, e cila deri para disa vitesh as që mund të mendohej, çertifikon de facto transformimin rrënjësor të autoritetit shqiptar të transportit rrugor, nga një rrumpallë totale në një sistem standardesh europiane me teknologji të lartë, të konfirmuara prej misioneve të rrepta të inspektimit të qeverisë gjermane,” -shkruan Rama.
Lajm i mirë vjen edhe për Kosovën, patentat e së cilës janë njohur gjithashtu sot nga shteti gjerman, siç ka njoftuar Ambasada e Kosovës në Berlin.