Dita e të dashuruarve është nesër! Çdo dhuratë është e mirë, gjithsesi dëshirojmë t’ju japim sugjerime për zgjedhjen e dhuratës më të mirë për dashurinë tuaj në varësi të shenjës së zodiakut. Ju e njihni mirë, kështu që zgjidhni atë që i përshtatet më shumë.

1. Dashi - çdo gjë që ka të bëj me nevojën e tyre për jetë aktive dhe plot hobi

• T’i përshtatet hobit aktual

• Biletë kinemaje - film aksion

• Produkt risi pasi duan të jenë të parët

• Ngjyra nuk ka shumë rëndësi

• Paketimi, pak rëndësi

2. Demi - çdo gjë që ka të bëjë me nevojën e tyre për rehati dhe shije

• Ftesë për darkë dy persona, të dominojë ushqimi

• Aksesorë rehatie, për shtëpi/oborr

• Lule - të dominojë ngjyra e kuqe

• Abonim në qendër masazhi

• Paketimi ka rëndësi

3. Binjakët - çdo gjë që ka të bëjë me nevojën e tyre për informacion dhe komunikim

• Pajisje teknologjike

• Bileta kinemaje - film thriller

• Ftesë për darkë me shumë miq, të dominojë biseda

• Lojëra argëtuese

• Libër ose abonim në revistën e preferuar

• Paketimi, neutral

4. Gaforrja - çdo gjë që ka të bëjë me nevojën e tyre për familjen dhe kujdesin personal

• Kornizë me foto, si nostalgjikë që janë

• Çdo gjë që mund të përdoret në shtëpi

• Set kremërash për kujdesin ndaj lëkurës

• Bizhuteri artizanale

• Paketimi, me dedikim

5. Luani - çdo gjë që ka të bëjë me nevojën e tyre krijimtari dhe që bie në sy

• Gjëra luksi, mundësisht unike

• Gjëra prej floriri

• Darkë në restorant të shtrenjtë

• Biletë për eventin kryesor në qytet

• Paketimi ka pak rëndësi

6. Virgjëresha - çdo gjë që ka të bëjë me nevojën e tyre për punën dhe pastërtinë

• Pajisje për punën e tyre

• Çantë

• Shampo-body lotion, sepse aroma ka shumë rëndësi

• Biletë kinemaje, film komedi

• Ngjyrat me rëndësi

• Paketimi ka rëndësi

7. Peshorja - çdo gjë që ka të bëjë me nevojën e tyre për të bukurën dhe harmoninë

• Rroba të ndryshme

• Ngjyrat me shumë rëndësi

• Darkë, ushqim aziatik

• Bileta kinemaje, film romantik

• Gjëra të vogla për shtëpi

• Paketimi, neutral

8. Akrepi - çdo gjë që ka të bëjë me nevojën e tyre për intimitet dhe ‘fiksime’

• Të brendshme sexy

• Aksesorë të preferuar: syze, shaje etj.

• Ngjyra ka rëndësi, nuancat kafe-mustard të preferuara

• Biletë kinemaje, film i zhanrit kriminalistikë

• Ftesë për darkë, preferojnë lokale underground

• Paketimi, me dedikim

9. Shigjetari - çdo gjë që ka të bëjë me nevojën e tyre për filozofi dhe udhëtime

• Libra, sende antike

• Biletë udhëtimi jashtë vendit

• Biletë kinemaje, film i bazuar në histori të vërtetë

• Darkë në natyrë

• Aksesorë sporti, shumëngjyrëshe

• Paketimi ka pak rëndësi

10. Bricjapi - çdo gjë që ka të bëjë me nevojën e tyre për thjeshtësi dhe karrierë

• Jo luksoze, por me dizajn unik

• Jo shumëngjyrëshe

• Gjëra natyrale: druri, pambuku, mëndafshi

• Biletë kinemaje, film biografi

• Ftesë për darkë, pa e tepruar në pije dhe ushqim

• Paketimi me rëndësi

11. Ujori - çdo gjë që ka të bëjë me nevojën e tyre për inovacion dhe ‘rebelim’

• Çdo gjë e re

• Pajisje për krijimtari

• Anëtarësim në shoqata

• Biletë kinemaje, film fanta-shkencë

• Ftesë për darkë, në lokalin më të ri në qytet

• Paketimi neutral

12. Peshqit - çdo gjë që ka të bëjë me nevojën e tyre për emocion dhe spiritualitet

• Gjëra artistike: pikturë, skulpturë

• Akuarium

• Shumë lule dhe ngjyra

• Bileta kinemaje, film 3D

• Paketimi me dedikim

Nga Abdullah Veliu për revistën Class